Agjenda e Kosovës dhe Greqisë gjatë ditës së sotme

  • G.G /
  • 04 September 2021 - 13:49
Agjenda e Kosovës dhe Greqisë gjatë ditës së sotme

Kosova do të përballet me Greqinë nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Ndërsa sot, Greqia do ta zhvillojë stërvitjen e parë në Prishtinë me fillim nga ora 19:00, kurse paraprakisht nga ora 18:00 do të mbahet konferenca për shtyp e tyre.

Ndërkohë, nga ora 19:30 Kosova mban konferencën për media për këtë ndeshje.

Prej orës 19:30, “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.

Kujtojmë se më 8 shtator, Kosova e zhvillon ndeshjen e fundit të këtij muaji. “Dardanët” e presin Spanjën në “Fadil Vokrri”.

(Kosova Sot Online)