Pogba e preferon transferimin në Madrid

  • G.G /
  • 06 September 2021 - 13:34
Pogba e preferon transferimin në Madrid

Mesfushori francez mund t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës që vjen, do të largohet nga Manchesteri

Paul Pogba është duke e kaluar sezonin e fundit në Manchester United.

Mesfushori francez përflitet për një largim të mundshëm nga “Old Traffordi” qe një kohë të gjatë.

Por, mediumi “Defensa Central” raporton se këtë radhë do të ndodhë largimi përnjëmend, përcjell “.

Përfaqësuesi francez lidhej me një kalim të mundshëm në Paris Saint-Germain.

Por, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë kalimin në Real Madrid.

28 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Prandaj, njëjtë si Mbappen, Reali mund ta marrë atë si lojtar të lirë.

Para një kohë, Pogban e kërkonte edhe ish-klubi i tij, Juventus. 

(Kosova Sot Online)