Pas 39 viteve në komë, vdes ish futbollisti i PSG-së

  • A.P /
  • 06 September 2021 - 17:04
Pas 39 viteve në komë, vdes ish futbollisti i PSG-së

Ish futbollisti i PSG-së, Jean-Pierre Adams ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.

Adams ishte plotë 39 vite në koma, ndërsa sot (e enjte) ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

Ish futbollisti asnjëherë nuk arriti të rimarrë vetën pas një gabimi në dhënien e anestezionit gjatë një operacioni në gju në vitin 1982.

Kjo u konfirmua gjithashtu edhe nga klubi francez, Nice.

“Nice me zemërthyer ka marrë lajmin që ka ndërruar jetë Jean-Pierre Adams, që ishte në koma që nga viti 1982”.

“Ish mbrojtësi mori ngjyrën e Nice për 145 herë në vitet 1973 – 1977”, shkroi klubi.

(Kosova Sot Online)