Interi ia vë syrin Alonsos

  • S.A /
  • 07 September 2021 - 15:16
Interi ia vë syrin Alonsos

“Nerazzurri” e kanë në listën e dëshirave qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll të Chelseat, i cili ka oferta edhe nga La Liga

Interi e ka rikthyer interesimin për Marcos Alonson. Kampioni aktual italian në fakt e kërkon qe një kohë të gjatë mbrojtësin e majtë spanjoll.

Por, këtë radhë, Zikaltrit e kanë seriozisht. Ata do t’ia bëjnë Chelseat një ofertë për përfaqësuesin spanjoll.

E si alternativë të tij, “Nerazzurri” e kanë futbollistin e Frankfurtit, Filip Kostic.

Alexandar Kolarov dhe Ivan Perisic kanë hyrë në vitin e fundit të kontratës me Interin.

Prandaj, klubi italian po i kërkon zëvendësuesit e tyre në krahun e majtë.

Alonso nga ana e tij është duke e kaluar sezonin e fundit në “Stamford Bridge”.

(Kosova Sot Online )