Aksion i madh i Njësisë Speciale së bashku me inspektorët e AVUK-ut në Pejë

  • G.G /
  • 07 September 2021 - 10:38
Aksion i madh i Njësisë Speciale së bashku me inspektorët e AVUK-ut në Pejë

Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë ka njoftuar se me angazhime të shtuara  është duke vazhduar me zbatimin  dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Sipas njoftimit mbrëmë është ndërmarr një aksion se bashku me inspektorët e AVUK-ut për të kontrolluar disa lokale nëse janë duke i zbatuar masat anti-Covid.

“ Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë me datë 06.09.2021, duke filluar nga 19:30, njësiti për reagim të shpejtë ( NJRSH), të mbështetur nga njësiti special operativ (NJSO), së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë Pejë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë tridhjetë e pesë (35) lokale në këtë zonë.

Gjatë këtij plani të inspektimit janë shqiptuar tri (3) gjoba, prej tyre një (1) ndaj personit juridik dhe dy (2) ndaj personave fizik.

“ Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero”, thuhet mes tjerat në njoftimit e PK-së.

(Kosova Sot Online)