Kështu pritet të luajë Spanja kundër Kosovës, sipas mediave spanjolle

  • S.A /
  • 08 September 2021 - 10:37
Kështu pritet të luajë Spanja kundër Kosovës, sipas mediave spanjolle

Kosova do të kërkojë t’ia koklavitë sa më shumë punët Spanjës për kualifikim direkt në Kupën e Botës, kur të përballet me të sot në Prishtinë në një ndeshje kualifikuese të Grupit B. Kombëtarja e Kosovës e pret Spanjën sonte në orën 20:45 në Stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytet, për ndeshjen e Grupit B kualifikues për Botërorin 2022.

Furia e kuqe do të kërkojë fitore me çdo kusht, e vetëdijshme se çfarëdo rezultati tjetër do të nënkuptojë humbjen e gjasave për vendin e parë në grup. Spanjollët do ta mbajnë një sy edhe kah Athina, ku Suedia përballet me Greqinë.

Spanja i ka 10 pikë në vendin e parë, një më shumë se Suedia në vendin e dytë, por i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë se kjo e fundit. Prandaj, vendi i parë në grup nuk është i sigurt për furinë e kuqe.

Kosova, nga ana e saj, renditet e treta me vetëm katër pikë, pothuajse pa shpresa për kualifikim. Vendi i parë shkon direkt në Katar 2022, ndërsa vendi i dytë luan në play-off.

Trajneri i Spanjës Luis Enrique pritet të luajë me skemën e tij të zakonshme sulmuese 4-3-3, me Alvaro Moratan, Ferran Torresin dhe Sarabian në vijën e sulmit.

Image

(Kosova Sot Online )