FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do jenë në stadium sonte

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 17:52
FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do jenë në stadium sonte

FFK me njoftim të rëndësishëm për tifozët që do jenë në stadium sonte

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë bileta për ndeshjen e sontme mes Kosovës dhe Spanjës që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Federata e Futbollit të Kosovës njofton poseduesit e biletave që t’i ruajnë ato si dëshmi për lëvizje të lirë pas ndeshjes Kosovë – Spanjë gjatë orës policore”, thuhet fillimisht në njoftim.

Kujtojmë se ora policore në Kosovë nis nga ora 22:00.

“Gjithashtu njoftojmë të gjithë ata që e shfrytëzojnë parkingun prapa Pallatit të Rinisë që pagesën e parkingut mund ta bëjnë edhe gjatë hyrjes, me qëllim që të shmanget grumbullimi dhe tollovia e tepërt e veturave tek pjesa e pagesës pas përfundimit të ndeshjes”, thuhej tutje në njoftim.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” për ta përcjellur ndeshjen është i lejueshëm vetëm 10% e kapacitetit të stadiumit. 

(Kosova Sot Online)