Spanja kalon në epërsi ndaj Kosovës

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 21:22
Spanja kalon në epërsi ndaj Kosovës

Kosova 0:1 Spanja

32′ Spanja kalon në epërsi. Shënon Fornals.

30′ Gjysmë ore lojë, ende asnjë rast për gol prej Spanjës, për dallim nga Kosova.

27′ Vedat Muriqi godet me kokë, por nuk e gjen cakun.

26′ Muric degazhon me dorë te Rashica, por pasimi i tij final ndërpritet në fund.

20′ Spanja e ka posedimin e topit, por ende nuk ka rrezik serioz për portën e Kosovës.

15′ Elbasan Rashani krijon bukur hapësirë për goditje, por përfundon jashtë portës.

9′ Milot Rashica del përballë me portierin, por dështon në tentimin për ta kaluar portierin. Megjithatë ishte në pozicion jashtë loje.

8′ Milot Rashica vrapon drejt portës kundërshtare, por e lëshon topin shumë përpara vetes.

5′ Vedat Muriqi pranon një top të mirë nga mesfusha, por nuk arrin të godasë.

1′ Starton ndeshja


(Kosova Sot Online)