Tottenham dhe Liverpool interesohen për të, Roma takohet me agjentët e Pellegrinit

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 19:23
Tottenham dhe Liverpool interesohen për të, Roma takohet me agjentët e Pellegrinit

Sipas disa mediave në Itali, drejtorët e Romës do të takohen me agjentin e Lorenzo Pellegrinit javën e ardhshme, por të dyja palët nuk duket se janë afër një kontrate të re me mesfushorin

Sipas Sky Sport Italia dhe Il Corriere dello Sport, agjenti i Pellegrinit do të takohet javën e ardhshme me Tiago Pinton dhe disa drejtorë tjerë të Romës.

Kontrata e italianit do të skadojë në qershorin e vitit të ardhshëm dhe, siç shkruan Il Corriere della Sport, Jose Mourinho po insiston që lojtari ta zgjatë kontratën. Por, Sky Sport Italia raporton që të dyja palët nuk janë shumë afër për të arritur ndonjë marrëveshje.

Pellegrini ka një klauzolë 30 milionë euro e cila do të anulohet nëse të dy palët nuk arrin një marrëveshje të re.

Dy gjigantët e Premier Ligës, Tottenhami dhe Liverpooli janë lidhur me nënshkrimin e mesfushorit italian gjatë gjithë verës që lamë pas.

Drejtori i Tottenhamit, Fabio Paratici është një adhurues i Pellegrinit, të cilin ai kishte dashur ta transferonte edhe gjatë kohës së tij në Juventus.

Jose Mourinho mendon që 25 vjeçari është njeri prej mesfushorëve “më të mençur” që ka parë dhe se ai do të gëzohej nëse në skuadër do të kishte tre mesfushorë si Pellegrini.

(Kosova Sot Online)