Rodriguez kthehet në Everton, pasi që Benitez dështoi ta largojë atë nga ekipi

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 20:15
Rodriguez kthehet në Everton, pasi që Benitez dështoi ta largojë atë nga ekipi

Kolumbiani dëshironte që të largohej gjatë verës nga klubi i tij

Pas një vere të pasigurt për të ardhmen e James Rodriguez, mesfushori kolumbian është kthyer përsëri në stërvitje me Evertonin pasi që nuk arriti që të gjente një klub të ri. 30 vjeçari me çdo kusht ka dashur që të largohet nga Anglia, por, pasi që kalimin në Istanbul Basaksehir në Turqi ishte pothuajse gati, James refuzoi këtë ofertë dhe do të luajë përsëri me klubin nga veriu i Anglisë.

Kolumbiani ishte parë në disa ahengje në Ibiza ditëve të fundit, të cilat shkaktuan shumë probleme e ku ai ka postuar video duke u stërvitur individualisht. Ai dëshiron që të duket sikurse është i fokusuar për sezonin që ka përballë me Everton.

Megjithatë, pasi që ka marrëdhënie jo të mira me Rafa Benitez, James do të vuajë për t’u kthyer me skuadrën e Toffees, veçanërisht pasi që ai nuk është paraqitur në tri ndeshjet e para të ligës apo në ndeshjet parasezonale.

Klubi nga Merseyside ka lajmëruar në Twitter kthimin e tij me një fotografi ku ai është afër Yerry Minas dhe transferit të ri të tyre nga Venezuela, Salomon Rondon.

Everton do të luajë kundër Burnleyit të hënën dhe plejmejkeri shpreson që të startojë nga banka në këtë ndeshje. James ka kontratë me Evertonin deri në qershorin e 2022 dhe mandej do të jetë lojtar pa kontratë. 

(Kosova Sot Online)