Ronaldo: Jam këtu për të fituar përsëri

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 21:08
Ronaldo: Jam këtu për të fituar përsëri

Cristiano Ronaldo ka thënë se ai do të përkushtohet për të njëjtin sukses që e pati në Old Trafford gjatë qëndrimit të tij të parë në këtë skuadër prej vitit 2003 deri më 2009

Cristiano Ronaldo në një intervista ka thënë se ai mund të qëndrojë në Manchester United për “tri apo katër vitet e ardhshme”, me transferin e 20 milionë funteve që ka deklaruar se ai është kthyer “për të fituar përsëri”.

United kompletuan njërin prej transferëve më befasuese në historinë e fundit kur rikthyen Ronaldon në ditën e fundit, duke nënshkruar kontratë me 36 vjeçarin për një sezon dhe një tjetër ekstra pas tij.

Ronaldo tani ka theksuar se ambiciet e tij pas rikthimit në klub ku ai fillimisht është bërë njëri prej superyjeve më të mëdhenj në botën e futbollit, përderisa ai ka dhënë indikacione që do të jetë në skuadër deri më 2025.

(Kosova Sot Online)