Jesus: Nuk e di pse nuk luaja në Roma, kurrë nuk isha i lënduar

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 22:48
Jesus: Nuk e di pse nuk luaja në Roma, kurrë nuk isha i lënduar

Mbrojtësi i Napolit, Juan Jesus ka thënë se ai “kurrë nuk ishte i lënduar” dhe që ish klubi i tij Roma e përdorte këtë gjë si justifikim duke e lënë atë jashtë skuadrës. “Nuk e di pse kam luajtur aty aq pak”

Mbrojtësi brazilian i është bashkuar Napolit si transfer i lirë këtë verë dhe ka nënshkruar kontratë një vjeçare me opsion zgjatjen edhe për një vit.

Juan Jesus, ka luajtur katër herë për Brazilin deri ka qëndruar të Roma për katër vjet, pasi që ju bashkua kësaj skuadre nga Interi në korrik të vitit 2016.

30 vjeçari ka luajtur 182 ndshje në Serie A por ka vuajtur për minuta të luajtura në vitet e fundit, por ka thënë se ai nuk e ka kuptuar se pse ka pasur vetëm nëntë paraqitje në Serie A gjatë sezonit 2019/20 dhe 2020/21.

“Thjesht nuk e di pse kam luajtur aq pak”, tha Juan Jesus për Radio Kiss Kiss Napoli. “Nuk isha i lënduar, edhe pse kishte shumë raporte që thoshin se unë isha i lënduar, por nuk ishte e vërtetë”.

“Ata duhej të thoshin diçka, nuk kam asgjë kundër Romës. Po them atë çfarë ka ndodhur, fakte. Të gjithë ata të cilët me njohin, me njohin si një person dhe sa jam profesional. Gjithmonë bëjë atë që me kërkohet”.

“Shkoja i pari në stërvitje dhe dilja i fundit. Nëse ne shikojmë ndeshjet që kam luajtur, kam dhënë gjithçka nga vetja, kurrë nuk kam shtuar peshë, e cila është një gjë që ndodh tek ata të cilët nuk luajnë”.

Juan Jesus debotoi me Napolin në fund të ndeshjes kundër Genoas në javën e dytë të Serie A ku ata fituan 2-1 derisa ai shpreson që të luajë kundër Juventusit këtë vikend.


(Kosova Sot Online)