Chelsea dërgon avion privat në Honduras për ta marrë Pulisicin

  • A.P /
  • 09 September 2021 - 23:54
Chelsea dërgon avion privat në Honduras për ta marrë Pulisicin

Sulmuesi amerikan mund të jetë gati për të luajtur kundër Aston Villas në vikend

Pasi Kombëtarja e SHBA-ve e mundi Hondurasin me rezultat 4-1, lojtarët e tyre ishin të lirë për t’u kthyer në klubet e tyre.

Chelsea, si kundërpërgjigje, dërgoi një avion privat në Honduras për ta sjell Christian Pulisicin në Londër.

Sipas llogarisë së Twitter, aciacionhr, raportohet se klubi nga Premier Liga e ka dërguar avionin privat në aeroportin e Rampon Villeda Morales, pasi që ata dëshirojnë që sulmuesi i tyre i talentuar të kthehet sa më shpejt në Angli dhe të këtë edhe kohën e tij për të pushuar.

Nëse ai nuk do të këtë shqetësimin e një lëndimi të vogël, Pulisic do të mund të jetë në formacion kundër Aston Villas, pasi që avioni privat do ta shkurtonte kohën e tij të udhëtimit shumë më shumë. 


(Kosova Sot Online)