Ronaldo pritet të debutojë për herë të dytë me Manchester United

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 17:16
Ronaldo pritet të debutojë për herë të dytë me Manchester United

Sulmuesi i Portugalisë do të luajë në ndeshjen e Premier Ligës që zhvillohet të shtunën. Kështu ka konfirmuar trajneri, Ole Gunnar Solskjaer

Portugezi ka qenë në stërvitje me bashkëlojtarët e tij për herë të parë këtë javë derisa ata po përgatiten që të përballën me skuadrën e Steve Bruce në Old Trafford gjatë vikendit.

Të gjithë janë duke e pritur me padurim Ronaldon, prej që u kthye në Manchester para dy jave, me tifozët që dëshirojnë ta shohin atë në aksion me fanellën e United përsëri dhe Solskjaer ka konfirmuar se ai do të luajë të shtunën.

Megjithatë, Solskjaer nuk ka konfirmuar nëse do të startojë por ka thënë se ai do të involvohet në ndeshje.

“Ai ka pasur një paraqitje të mirë në ndeshjet parasezonale me Juventusin, ka luajtur me Kombëtarën dhe ka pasur një javë të mirë stërvitje me ne, ai definitivisht do të jetë në fushë, kjo është e sigurt”, ka thënë trajneri i United.

“Ai e di që unë do të marrë vendime kur do të luajë me të, kur nuk do të luajë me të. Çdo lojtarë dëshiron të luajë sa më shumë që të munden, natyrisht që të gjithë duan”, tha Solskjaer kur foli se si do të arrinte ai që ta menaxhojë Ronaldon.

“Është puna e ime që ta nxjerrë më të mirën nga ai. Dëshiroj që ta shoh më të mirë nga ai dhe, natyrisht, kjo vjen me bashkëbisedim me të. Ai nuk ka nevojë që t’i them unë se çfarë duhet të bëjë. Ai gjithmonë është i përkushtuar dhe ka dëshirë që ta jep më të mirën në fushë”. 

(Kosova Sot Online)