Real Madrid në garë për nënshkrimin me Soler

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 17:18
Real Madrid në garë për nënshkrimin me Soler

Real Madridi ka filluar qysh tash për përforcimet e radhës

Defenca Central raporton që Real Madridi është skuadra e fundit që është hyrë në garë për mesfushorin e Valencia, Carlos Soler.

Soler ka qenë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Spanjë gjatë sezonit të kaluar dhe fillimit të këtij sezoni.

Klubet e Premier Ligës po ashtu janë duke e përcjellur spanjollin, por sipas medias, Los Blancos më shumë gjasë do ta transferojnë atë, pasi që edhe ai preferon qëndrimin në La Liga. 

(Kosova Sot Online)