Rudiger duhet të pres për kontratë të re nga Chelsea

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 18:34
Rudiger duhet të pres për kontratë të re nga Chelsea

Mediat në Gjermani kanë thënë se për momentin nuk do të këtë negociata të reja mes Rudiger dhe Chelsea

Siç raporton media e njohur Sport1, Antonio Rudiger duhet të pres që të fillojë negociatat e reja me Chelsea.

Mbrojtësi nuk është i varur tërësisht nga Chelsea pasi që për të ka oferta edhe nga skuadra të tjera.

Mbrojtësi gjerman është lidhur me një kalim në Tottenham dhe Paris Saint-Germain, por ende ka mundësi që ai të vazhdojë kontratën me klubin nga Londra Perëndimore.

Kujtojmë që kontrata e tij e tanishme skadon më 2022, kështu që ai do të jetë lojtar i lirë që në qershorin e vitit të ardhshëm.

(Kosova Sot Online)