Roma hedh në ankand fanellat për refugjatët afgan

  • A.P /
  • 10 September 2021 - 19:07
Roma hedh në ankand fanellat për refugjatët afgan

Roma do të vesh fanella speciale kundër Sassuolos këtë vikend, të cilat do të tregojnë mbështetjen për popullin e Afganistanit. Fanellat do të hidhen në ankand me qëllim që paratë të jepen për bamirësi

Afganistani është marrë nga talebanët, gjë që ka bërë që mijëra refugjatë të kërkojnë rrugët e largimit nga shteti i tyre.

Roma ka lajmëruar se do të vendos një fashë në fanellat e tyre këtë vikend në ndeshjen kundër Sassuolos në Serie A, ku do të jetë logo e United Nations High Commissioner for Refugees (UNHCR).

Fanellat e veshura gjatë kësaj ndeshje pastaj do të hidhen në ankand ku do të shitën për bamirësi – të gjitha paratë e tubuara do të jepen donacion për UNHCR dhe popullin e Afganistanit.

Kjo i bënë ata klubin e parë të futbollit që marrin pjesë në një iniciativë të përbashkët me UNHCR.

“Ne e mirëpresim që AS Roma dhe Roma Cares, me ndihmën e agjencisë sonë, dëshirojnë që t’i ndihmojnë njerëzit e Afganistanit”, tha Chiara Cardoletti, përfaqësuese e UNHCR për Itali, Holy See dhe San Marino.

“Pavarësisht rrethanave jashtëzakonisht të vështira, UNHRCR ka zgjedhur që të qëndrojë në Afganistan – një vend në të cilin ne kemi punuar më shumë se 40 vite – në mënyrë që të japim ndihmë dhe të shpëtojmë jetë”.

“Këtë vit vetëm ne kemi dhënë ndihmën esenciale për të mbijetuarit që janë më shumë se 240 000 njerëz, por nevoja për gjëra rritet dita e ditës dhe këto fonde ndihmojnë shumë në këtë aspekt”.

(Kosova Sot Online)