Dita e Cristiano Ronaldos

  • G.G /
  • 11 September 2021 - 09:25
Dita e Cristiano Ronaldos

Sot është dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez sot do ta bëjë rikthimin e tij në “Old Trafford” me Manchester Unitedin.

“Djajtë e Kuq” përballen sot me Newcastle Unitedin në “Teatrin e Ëndrrave”.

Në këtë ndeshje pritet të luajë edhe Cristiano Ronaldo, i cili u ble nga Juventusi këtë verë, pas tri viteve të kaluara atje.

Manchester United momentalisht gjendet në vendin e tretë pas tri ndeshjeve me shtatë pikë të grumbulluara. 

(Kosova Sot Online)