Real Madridi planifikon transferimin e mbrojtësit De Ligt

  • S.A /
  • 11 September 2021 - 16:48
Real Madridi planifikon transferimin e mbrojtësit De Ligt

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madridit.

Klubi i madh spanjoll mbeti pa dyshen shumëvjeçare të qendrës së mbrojtjes, Sergio Ramos dhe Raphael Varane, të cilët u larguan këtë verë.

Largimi i dy titullarëve të mbrojtjes ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë përforcimin e kësaj pozite.

Tashmë kanë filluar të qarkullojnë disa emra të njohur, të cilët mendohet se mund ta ndihmojnë David Alaban si partner në Bernabeu.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Real Madrid do të bëjë një ofertë për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

Real Madridi shpreson se mund të ulë çmimin e kërkuar të Juves duke i ofruar mesfushorit Federico Valverde si pjesë e marrëveshjes. 

(Kosova Sot Online )