Milani në super formë, e mposht pastër Lazion për ta marrë primatin në Serie A

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 20:13
Milani në super formë, e mposht pastër Lazion për ta marrë primatin në Serie A

AC Milan ka shënuar fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Lazios në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 45-të kur Leao realizoi. Sekondat e fundit para përfundimit të pjesës së parë Kessie humbi penalltinë.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye me gol. Suedezi realizoi vetëm gjashtë minuta pas inkuadrimit për rezultatin final të ndeshjes, Milan 2, Lazio 0.

Kështu, Milani merr lidershipin në tabelë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e dytë.

Lazio mbetet e gjashta me gjashtë pikë. 

(Kosova Sot Online)