Lyoni fiton ndaj Strasbourgut, Shaqiri protagonist

  • A.P /
  • 12 September 2021 - 22:57
Lyoni fiton ndaj Strasbourgut, Shaqiri protagonist

Lyoni ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.

Startues në këtë takim ishte edhe Xherdan Shaqiri, i cili asistoi në golin e dytë të vendasve.

Ai bëri një krosim të bukur, i cili gjeti kokën e Denayer dhe topi përfundoi në rrjetë.

Kjo fitore e dërgon Lyonin në vendin e shtatë me tetë pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)