Pësoi lëndim të rëndë në Euro 2020, Spinazzola tregon datën e rikthimit

  • S.A /
  • 21 September 2021 - 11:07
Pësoi lëndim të rëndë në Euro 2020, Spinazzola tregon datën e rikthimit

Mbrojtësi i Romës, Leonardo Spinazzola ka zbuluar se ai është në gjysmë të procesit të rikuperimit dhe shpreson që të kthehet pas 75 ditësh. Reprezentuesi italian bëri përshtypje të madhe në Euro 2020 me kombëtaren dhe ishte një nga protagonistët kryesor për ekipin Azzurri. Italia shkoi deri në fund, duke mposhtur Anglinë në finalen në Wembley, por gara përfundoi para kohe për Spinazzola. 28-vjeçari pësoi një dëmtim në çerekfinale kundër Belgjikës, kur këputi tendinën e Akilit, dhe aktualisht po punon shumë për t’u rikthyer.

“Unë jam mirë. I hodha patericat”, ka thënë fillimisht Spinazzola për La Gazzetta dello Sport gjatë ngjarjes “Tutti a scuola”. “Po shkon mirë, edhe sepse punoj shumë. Unë jam në gjysmë të procesit të rikuperimit. Do të jenë afërsisht dy ose tre muaj të tjerë”. “Ka 75 ditë për t’u kthyer në fushë, nëse gjithçka shkon mirë”, përfundoi mbrojtësi italian i Romës. 

(Kosova Sot Online )