Manchester City është lideri i ri i Premierligës

  • A.P /
  • 23 April 2026 - 09:30
Manchester City është lideri i ri i Premierligës

Manchester City është lideri i ri i Premierligës.

Citizens triumfuan minimalisht në udhëtim 0:1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit anglez.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e pestë, kur Erling Haaland realizoi pas asistimit nga Jeremy Doku.

Me këtë fitore, Manchester City tani merr primatin në renditjen tabelare me 70 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Burnley mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit dhe pa gjasa për mbijetesë. 

(Kosova Sot Online)