I riu që vdiq tragjikisht në Gjakovë ishte futbollist

  • A.P /
  • 24 April 2026 - 07:50
I riu që vdiq tragjikisht në Gjakovë ishte futbollist

Kosova mbrëmë u trondit përsëri, pasi një 29 vjeçar nga Gjakova vdiq tragjikisht në vendin e punës.

Lendrit Fetahaj nga Skivjani i Gjakovë ra nga një lartësi e madhe, pasi fillimisht ishte godit nga një kran i drejtuar pakujdesshëm

Fetahaj kishte edhe një karrier prej futbollisti, ku kishte luajtur për skuadrën e KF Gjakova.

Krahu i kranit që po barte materiale dyshohet se e ka goditur atë, duke e rrëzuar nga lartësia në tokë.

Si pasojë e lëndimeve të rënda, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)