Refuzohet kërkesa e Lazios, Sarrit nuk i ulet dënimi

  • E.K /
  • 21 September 2021 - 18:45
 Refuzohet kërkesa e Lazios, Sarrit nuk i ulet dënimi

FIGC ka refuzuar apelin e Lazios për të reduktuar pezullimin e Maurizio Sarrit pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Milanit.

Sarri nuk ishte i përfshirë në barazimin 2-2 me Cagliarin fundjavën e kaluar dhe nuk do të jetë as kundër Torinos të enjten, pasi kërkesa për pezullimin e tij me dy lojëra është refuzuar.

Trajneri u ndëshkua pas reagimit të tij në humbjen ndaj Milanit, por dërgoi një ankesë në FIGC.

“Seksioni i Parë i Gjykatës Kombëtare të Sporteve i kryesuar nga Carmine Volpe hodhi poshtë ankesën e Lazios kundër sanksionit të skualifikimit me dy lojë të vendosur nga gjyqtari sportiv mbi Maurizio Sarrin pas ndëshkimit në Milano kundër Lazios,” tha FIGC në një deklaratë.

Sarri, megjithatë, do të kthehet për Derby della Capitale këtë fundjavë, kur Lazio pret Romën në Olimpico.

(Kosova Sot Online)