Koeman thotë se Deapy është i dëshpëruar për rastet e humbura kundër Cadiz

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 13:54
Koeman thotë se Deapy është i dëshpëruar për rastet e humbura kundër Cadiz

Memphis Depay ka qenë temë diskutimi ditëve të fundit.

Sulmuesi holandez kishte mundësi të arta për t’ia siguruar tri pikë Barcelonës kundër Cadizit, por dështoi dhe në fund Barça barazoi.

Lidhur me këtë dhe rikthimin e Ansu Fati e shumë tjera, ka folur trajneri, Ronald Koeman.

Mungesa e golit

“Ka lojtarë që janë efektivë në lojën e tyre. Memphis ndihet shumë përgjegjës që nuk ka shënuar në ndeshjen e fundit. Nuk ka pse të fiksohet për këtë. Duhet të vazhdojë të luajë ashtu siç po luan. Kundër Cadiz kishim 4 ose 5 raste shumë të qartë. Duhet të kërkojmë të përmirësohemi para portës, ne e dimë që kemi humbur lojtarë që ishin efektiv para portës, nuk duhet ta harrojmë këtë.

Presion për Ansu Fati

“Ka një rrugë të gjatë për të bërë para se të jetë ai që ishte. Nuk mund të rikuperojë më të mirën në dy ndeshje ose në dy javë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm për ta ndihmuar atë. Gjëja më e rëndësishme është që ai të rikuperohet. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, po flasim për një të ri që mund ta rris nivelin e skuadrës, por duhet të shkojmë pak nga pak”. 

(Kosova Sot Online)