Kur do të dalë në ring Florian Marku?

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 19:14
 Kur do të dalë në ring Florian Marku?

Boksieri shqiptar, Florian Marku veçse ka arritur në stadiumin “Tottenham Hotspur”, aty ku do të përballet me boksierin Maxim Prodan për titullin në peshat e mesme.

Eventi i natës së sontme ka nisur nga ora 19:00 kurse Marku do të dalë në ring i treti.

Para meçit të tij me Prodan do të jenë edhe dy meçe, kurse diku rreth 20:00 Florian Marku përballet me ukrainasin.

Meçi kryesor i natës së sontme do të jetë ai mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk.

(Kosova Sot Online)