Vjen reagimi i Joshuas pas humbjes ndaj Usyk

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 09:22
Vjen reagimi i Joshuas pas humbjes ndaj Usyk

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ia shkaktoi Anthony Joshuas humbjen e dytë në karrierë dhe ia mori titujt e botës në kategorinë e rëndë, WBA, WBO, IBF, mbrëmë.

Usyk fitoi ndaj britanikut në Londër me vendim unanim të gjyqtarëve.

Ndërkohë, tani ish-kampioni i botës, Anthony Joshua ka reaguar në rrjetet sociale me një foto dhe një mesazh motivues.

“Qëndroni pozitiv edhe nëse bota po rrënohet para jush! Londër të dua dhe të falënderoj çdo herë”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.

(Kosova Sot Online)