Kështu votuan gjyqtarët për fitoren e Usyk ndaj Joshuas

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 09:48
Kështu votuan gjyqtarët për fitoren e Usyk ndaj Joshuas

Kështu votuan gjyqtarët për fitoren e Usyk ndaj Joshuas

Boksieri ukrainas befasoi të gjithë duke e mundur Anthony Joshuan në peshat e rënda dhe duke ia marrë tre titujt e botës.

Nuk pati nokaut deri në fund të 12 raundeve, kurse Usyk arriti të fitonte me vendim unanim të gjyqtarëve.

117-112, 116-112, 115-113 ishin pikët që tre gjyqtarët kishin dhënë për këtë duel.

Ukrainasi e dominoi Joshuan pothuajse në tërë meçin, duke u treguar më kërkues dhe duke e dashur më shumë fitoren.

Pas meçit, Usyk tha se kishte mundësi ta rrëzonte Joshuan, por nuk e bëri. 

(Kosova Sot Online)