Përkundër humbjes, Joshua fitoi rreth trefish më shumë para se Usyk

  • A.P /
  • 26 shtator 2021 - 10:39
Përkundër humbjes, Joshua fitoi rreth trefish më shumë para se Usyk

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk mundi Anthony Joshuan mbrëmë në Londër për t’u shpallur kampion bote.

Edhe pse fitues në duel nuk ishte Joshua, ai fitoi më shumë para.

Sipas “Sporting News”, Joshua ka arritur të fitojë rreth 15 milionë funta, çka është rreth trefish më shumë sesa ajo që ka fituar mbrëmë Usyk, përkundër fitores.

Në anën tjetër, Usyk besohet të ketë fituar rreth 5 milionë funta. Edhe pse shumë më e vogël se ajo e Joshuas, për ukrainasin ky është meçi ku ka fituar më së shumti para.

(Kosova Sot Online)