Gjilani pajtohet për vazhdimin e ndeshjes ndaj Dritës, fillon pjesa e dytë

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 16:34
Gjilani pajtohet për vazhdimin e ndeshjes ndaj Dritës, fillon pjesa e dytë

Ka filluar pjesa e dytë e derbit kontrovers mes Dritës dhe Gjilani pas disa vonesave, pasi kjo e fundit po nuk po pranonte të dilte në fushë duke u ankua për mungesë të sigurisë në Stadiumin Fadil Vokrri.

Zyrtarët e Gjilanit nuk i lejuan futbollistët e vet të dalin në fushë fillimisht për vazhdimin e pjesës së dytë të derbit të Anamoravës, pas një përleshjeje fizike mes tifozëve të të dy ekipeve.

Gjilani refuzoi të dilte në fushë duke u thirrur në mungesë të sigurisë, pas përleshjes mes dy grupeve të tifozëve në tribuna.

Një numër i tifozëve të Dritës u panë edhe duke i kaluar rrethojat për t’u futur në fushë dhe iu vërsulën tifozëve kundërshtarë.

Kërkesa e Gjilanit është krijimi i kushteve të sigurim për vazhdimin e ndeshjes dhe pas ardhjes së një numri të shtuar të oficerëve të policisë, skuadra e Ismet Munishit doli në fushë për vazhdimin e ndeshjes.

Rezultati pas 50 minutave lojë vijon të jetë baras 0:0.

Ky është derbi i parë i këtij sezoni mes rivalëve të qytetit të Gjilanit. 

(Kosova Sot Online)