Barcelona ia shënon 2 gola të shpejtë Levantes, De Jong ia bën sefte

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 16:43
Barcelona ia shënon 2 gola të shpejtë Levantes, De Jong ia bën sefte

Barcelona e ka nisur furishëm takimin e javës së shtatë kundër Levantes, duke e krijuar një epërsi prej dy golave pas një çereku lojë në Camp Nou.

Memphis Depay e kaloi Barçën në epërsi në minutën e 7-të, kur shënoi nga penalltia.

Luuk de Jong e dyfishoi epërsinë në minutën e 14-të.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit holandez De Jong në fanellën e Barcelonës.

(Kosova Sot Online)