Gjilani i Munishit e mposht Dritën

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 17:28
Gjilani i Munishit e mposht Dritën

Gjilani ka fituar 2:0 ndaj Dritës me 10 lojtarë, në një derbi me polemika të dielën në kryeqytet, në të cilin pati përleshje mes tifozëve dhe vonesa në rifillimin e ndeshjes pas pushimit mes pjesëve.

Derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilani i përmbushi pritjet si derbi më i zjarrtë në futbollin elitar kosovar.

Gerrard Progni dhe Shën Kelmendi shënuan nga një herë në pjesën e dytë në Stadiumin Fadil Vokrri për t’ia siguruar tri pikët e plota Gjilanit dhe humbjen e parë Dritës këtë sezon.

Ismet Munishi nuk e kishte fituar një derbi të Anamoravës në tri tentimet e mëparshme.

(Kosova Sot Online)