Kessie e preferon Premierligën

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 15:27
Kessie e preferon Premierligën

Mesfushori afrikan po e refuzon vazhdimin e kontratës me Milanin, e ka mendjen tek klubet angleze. Atë e duan edhe klubet e La Ligas

Franck Kessie nuk e ka më mendjen tek Milani.

Mesfushori afrikan po mendon të largohet nga Kuqezinjtë.

Mediumi “90min” raporton se futbollisti luftarak po e refuzon vazhdimin e kontratës me “Rossoneri”.

Kjo pasi ish-futbollisti i Atalantas e preferon më shumë transferimin në Angli.

Klubet e Premierligës janë të gatshme të bëjnë oferta marramendëse për 24 vjeçarin.

Gjithashtu, thuhet se interesim për futbollistin nga Bregu i Fildishtë kanë shfaqur edhe klubet nga Spanja.

(Kosova Sot Online)