Interi gabon dhe rrezikon, Ajaxi fiton

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 20:45
Interi gabon dhe rrezikon, Ajaxi fiton

Interi ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0 me Shakhtarin. Në Grupin C u zhvillua ndeshja mes Ajax dhe Beshiktash, fituan vendasit 1-0.

Ashtu si edicionin e kaluar, ku Interi dhe Shakhtari barazuan në fazën e grupeve të Champions League, ngjashëm ka ndodhur edhe këtë sezon.

Në NSC Olimpiyskiy Stadium skuadrat kanë barazuar me rezultatin që filloi takimi, 0-0.

Si Shakhtari, ashtu edhe Interi, kishin rastet e veta për 90 minuta, por assesi ta dërgonin topin në rrjetë – derisa vlen të përmendet se Barellës ia mohoi golin shtylla.

 

Është një hap fals i Interit barazimi me Shakhtarin pasi sfidën e parë e humbi 1-0 nga Reali dhe tani duhet të djersiten shumë më shumë për të kaluar në mesin e 16 më të mirave, ani pse kanë mbetur edhe shumë pikë deri në fund.

Ndeshja tjetër në Grupin D zhvillohet mes Real Madridit dhe FC Sherif, nga ora 21:00.

Ajax 2-0 Beshiktash

Ajaxi e ka mundur 2-0 Beshiktashin në kuadër të Grupit C dhe tani prin me 6 pikë.

Berghuis dhe Haller shënuan për fitoren e Ajaxit.

Ndeshja tjetër në Grupin C zhvillohet në ora 21:00 mes Dortmundit dhe Sporting Lisbonës.

(Kosova Sot Online)