Klopp në vend të James Bond?

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 15:03
Klopp në vend të James Bond?

E imagjioni dot Jurgen Klopp duke luajtur rolin e James Bond tek “Agjenti 007”? Ndoshta edhe po, por vetë gjermani jo dhe përgjigja e tij ka qenë epike.

Daniel Craig është i bindur se Klopp mund ta zëvendësonte atë në rolin e Bond, ndaj edhe trajneri i Liverpool është ngacmuar.

Përgjigja e gjermanit më pas është tipike e tija: “Unë do të isha agjent shumë i keq. Kjo ndodh sepse nëse do të dilja nga uji me pantallonta plazhi, atëherë ai do të ishte momenti ku e gjithë bota do të fikte televizorët”. 

(Kosova Sot Online)