Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos

  • A.P /
  • 02 October 2021 - 22:49
Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos

Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

Ishin vendasit që arritën të parët të kalonin në epërsi përmes Berardit që realizoi nga penalltia në minutën e 22-të të ndeshjes.

Me epërsinë minimale të Sassuolos përfundoi edhe pjesa e parë.

Edin Dzeko me t’u inkuadruar në lojë barazoi rezultatin në minutën e 58-të të ndeshjes.

Lautaro Martinez realizoi golin e fitores në minutën e 78-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Napoli që prin.

(Kosova Sot Online)