Befasi e dorës së parë, Rennes mposht PSG-në e Messit, Neymarit e Mbappes

  • A.P /
  • 03 October 2021 - 15:13
Befasi e dorës së parë, Rennes mposht PSG-në e Messit, Neymarit e Mbappes

Paris Saint-Germain është shokuar nga Rennes, duke u mposhtur me rezultat të pastër 2:0 në udhëtim.

Mauricio Pochettino hodhi në fushë formacionin më të mirë, por nuk i bëri punë duke treguar performancë të dobët.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 45-të, kur Laborge kaloi vendasit në epërsi.

Me t’u nisur pjesa e dytë, në minutën e 46-të, Tait e dyfishoi epërsinë, e që në fundi doli të ishte rezultati përfundimtar.

(Kosova Sot Online)