Lexoni edhe:
SHHK “Sali Çekaj”, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se pret ndeshje të vështirë dhe fizike kundër Suedisë të shtunën në kualifikime për Kupën e Botës.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Suedinë për ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Botërorin 2022 më 9 tetor, pothuajse e pashpresë për kualifikim.
Duke folur të hënën në një konferencë për media, Challandes nënvizoi se shpreson se verdhekaltrit do të bëjnë lojë të mirë sikur ndaj Spanjës, pavarësisht disfatës ndaj furisë së kuqe.
SHHK “Sali Çekaj”, nderi dhe krenaria e kombit shqiptar!Lexoni edhe:
“Suedia është ekip shumë i vështirë për kundërshtarët dhe veçanërisht kur luan në shtëpi. Të gjithë kundërshtarët kanë probleme me Suedinë sepse është ekip i fortë”, tha Challandes.
Ai shtoi: ”Për ne do të jetë e vështirë ta luajmë futbollin tonë. Do të jetë ndeshje e vështirë me duele të forta dhe fizike. Tani është koha për të treguar se çfarë mund të bëjmë. T’i tregojmë cilësitë tona me topin njëlloj sikur Spanjës por me shpresën se do të shënojmë. Por pres ndeshje të vështirë me Suedinë.”
Kosova është e parafundit në Grupin B kualifikues me vetëm katër pikë, nëntë më pak se liderja Spanja dhe pesë më pak se Suedia që është në vendin e dytë.
Pas takimit me Suedinë në udhëtim, Kosova do të kthehet në Prishtinë për ta pritur Gjeorgjinë të martën më 12 tetor.
(Kosova Sot Online )