Armend Thaqi, ylli i javës në Superligë

  • G.G /
  • 04 October 2021 - 14:55
Armend Thaqi, ylli i javës në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë ta ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Me këtë rast, “YLLI I JAVËS” për xhiron e 8-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i FC Ballkanit, Armend Thaqi.

Mbrojtësi 29-vjeçar ishte ndër më të merituarit për përmbysjen e rezultatit nga 0:2 në 3:2 në ndeshjen që skuadra e tij e mposhti Drenicën.

Me këtë fitore Ballkani u rikthye në pozitën e liderit në ligën elitare.

Çmimin “Ylli i javës” për ish-futbollistin e Prishtinës dhe Gjilanit e dorëzoi Arianit Jahaj, specialist i sistemeve të pagesave në BKT.

Thaqi njëherësh është edhe pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)