Barcelona e kërkon Kessien qysh në janar

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 20:56
Barcelona e kërkon Kessien qysh në janar

Mesfushorit të Milanit, Franck Kessiet i skadon kontrata në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa raportet në Spanjë theksojnë se Barcelona kërkon ta transferojë atë në janar.

Situata është duke u tensionuar në Milan, teksa negociatat për zgjatjen e kontratës janë bllokuar.

Rossonerët tashmë e kanë humbur Donnarumman te PSG dhe Hakan Calhanoglut te Interi si transfere të lira, pas situatave të njëjta.

Mund të ketë një rrugëdalje si për lojtarin ashtu edhe për klubin, sepse Mundo Deportivo raporton se Barcelona është gati të bëjë një ofertë për Kessien në janar.

Ata do të përballeshin me konkurrencën nga Paris Saint-Germain dhe Manchester United, të cilët janë lidhur prej kohësh me reprezentuesin e Bregut të Fildishtë.

Nëse Milani do të shiste në janar, ata të paktën do të ishin në gjendje të sillnin para për lojtarin. 


(Kosova Sot Online)