Manchester Unitedi e gjen zëvendësuesin e Pogbas

  • S.A /
  • 05 October 2021 - 09:07
Manchester Unitedi e gjen zëvendësuesin e Pogbas

Ashtu siç ishte parashikuar nga TodoFichajes, Paul Pogba nuk do të rinovojë kontratën e tij me Manchester United pasi francezi është i vendosur për të kaluar te Real Madridi.

Marrëveshja me “galaktikët” është mbyllur dhe pavarësisht agjentit Mino Raiola, dëshira e lojtarit ka mbizotëruar.

Nga ana tjetër, United në fillim kishte Frank Kessie si një zëvendësues të mundshëm, por ai me shumë gjasa do të zbarkojë në Paris.

“Djajtë e Kuq” tashmë kanë vendosur për yllin e Ajax, Ryan Gravenberch.

Holandezi ka prej kohësh është një nga liderët e skuadrës së Amsterdamit dhe është vetëm 19 vjeç. Po ashtu ai është pjesë edhe e kombëtares “Portokalle”.

(Kosova Sot Online )