Barcelona nis punën për ta blinduar Gavin

  • A.P /
  • 05 October 2021 - 20:57
Barcelona nis punën për ta blinduar Gavin

Pablo Martin Paez, i njohur ndryshe si Gavi, është një nga emrat e Barcelonës që tingëllon më shumë në dy javët e fundit pasi ka shpërthyer me ekipin e parë.

Edhe pse u vu në dukje nga Koeman pas ndeshjes me Atleticon, pa dyshim, për holandezin është nga bastet e fituara për këtë sezon. Mesfushori së fundmi ka marrë një ftesë edhe nga Luis Enrique duke e ftuar në kombëtaren e parë të Spanjës për ndeshjet në Ligën e Kombeve.

17 vjeçari spikat për vetëbesimin e tij. Talenti i tij i madh ka ngjallur interesin e disa klubeve në Evropë, të cilët tashmë po mendojnë të përpiqen të nënshkruajnë me të për t’i ofruar atij një të ardhme premtuese.

Barcelona siç po bën me Ansu Fati dhe Pedri, po punon gjithashtu për rinovimin e mesfushorit nga Sevilla, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe një klauzolë largimi për 50 milion euro. Qëllimi është që ai të zgjasë marrëdhënien e tij edhe për tre sezone të tjera, pra deri në vitin 2026 dhe klauzola e tij të shkojë në 400 ose 500 milion euro.

Duke qenë i mitur, formula e përdorur me Pedrin dhe Fati do të zbatohet, dy vite plus një automatikisht.

Lojtarit mësohet të jetë pajtuar me këtë, kështu që njoftimi zyrtar do jepet së shpejti. 

(Kosova Sot Online)