Dortmundi e do Haalandin deri më 2023

  • G.G /
  • 06 October 2021 - 14:04
Dortmundi e do Haalandin deri më 2023

Klubi gjerman është i vendosur që ta bindë sulmuesin norvegjez të mbetet ende në Gjermani, edhe pse futbollisti ka oferta nga gjithandej

Borussia Dortmundi po mundohet ta bindë Erling Haalandin të qëndrojë më gjatë në Gjermani.

Klubi i Bundesligës shpreson që sulmuesi norvegjez ta vazhdojë eksperiencën aty deri në vitin 2023.

Për këtë siguron mediumi gjerman “Bild”.

Flitet se Verdhezinjtë do t’ia dyfishojnë rrogën ish-futbollistit të Salzburgut vetëm për ta bindur atë që të mos largohet.

Haaland megjithatë e sheh këtë si sezonin e tij të fundit në Dortmund.

Sulmuesi i rrezikshëm dëshiron të transferohet në një klub më të madh nga sezoni i ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)