Gareth Bale do të pensionohet

  • A.P /
  • 07 October 2021 - 20:54
Gareth Bale do të pensionohet

Ish-lojtari i Man United, Rio Ferdinand ka folur në kanalin e tij në YouTobe për situatën e Gareth Bale.

Uellsiani përfundon kontratën e tij me Real Madridin vitin e ardhshëm dhe e ardhmja e tij nuk dihet.

Pas një huazimi jo shumë të  suksesshëm te Tottenham, klub ku ai shkëlqeu para se të kalonte në Madrid, karriera e tij është e pasigurtë dhe ai mund të varë këpucët në gozhdë.

Ish-mbrojtësi anglez ka guxuar të japë një parashikim: “Unë mendoj se ai do të dalë në pension. Nuk e shoh se mund të trasferohet diku. Atij i ështe dashur të sakrifikojë shumë. Spurs u përpoqën dhe nuk funksionoi, kush do ishte tjetër? A do të paguajë? Kush ka para për të paguar atë?“. 

(Kosova Sot Online)