Reali kërkon mbrojtës në Angli

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 15:30
Reali kërkon mbrojtës në Angli

“Los Blancos” ua kanë vënë syrin mbrojtësve, Aymeric Laporte dhe Antonio Rudiger

Real Madridi po planifikon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

“Los Blancos” duket se do të “peshkojnë” në Angli për këtë.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian, “Calciomercato”.

Aymeric Laporte mbetet prioritet për gjigantin spanjoll.

Përfaqësuesi spanjoll është pjesë e Manchester Cityt, por ka përfunduar në radar të “Mbretërve”.

Gjithashtu, Reali ia ka vënë syrin edhe mbrojtësit të Chelseat, Antonio Rudiger.

Qendërmbrojtësi gjerman e refuzoi vazhdimin e kontratës me “Blues”.

Ndër të tjera, atë e duan edhe Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini

(Kosova Sot Online)