MSN vs MNM, flet Lionel Messi

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 15:25
MSN vs MNM, flet Lionel Messi

Lionel Messi, përveç Topit të Artë dhe shumë temave tjera, si largimi nga Barcelona etj, ka folur edhe për treshen e re sulmuese të krijuar në PSG, me Neymar dhe Kylian Mbappe.

Për shumë kë, MNM siç quhet treshja sulmuese e Parisit, do të jetë spektakolare këtë edicion.

Messi është pyetur për të bërë krahasime dhe ka dhënë mendimin e tij.

“Mosha është ndryshimi! Ne ishim të rinj kur filluam të luanim së bashku me “Ney”. Sot, i riu është Kylian. Luis (Suárez) dhe Kylian janë lojtarë shumë të ndryshëm. Luis është një 9 i pastër, një sulmues veçanërisht efikas në zonë dhe përdoret për të shënuar shumë gola. Kylianit i pëlqen të prekë topin më shumë. Ai është një lojtar shumë i fuqishëm dhe jashtëzakonisht i shpejtë, i cili ju ndëshkon nëse i jepni hapësirë ​​dhe gjithashtu shënon shumë. Ata janë dy lojtarë spektakolarë, por me cilësi shumë të ndryshme”, u shpreh Messi.

Ndër të tjera, Leo tha se sa më shumë të luajnë së bashku kjo treshe, do ta njohin më shumë njëri tjetrin, derisa nuk përjashtoi mundësinë që MNM mund të mos jetë gjithmonë në fushë, pasi aty është edhe Angel Di Maria.


(Kosova Sot Online)