Pjesa e parë: Shqipëria po barazon me Hungarinë

  • A.P /
  • 09 October 2021 - 21:38
Pjesa e parë: Shqipëria po barazon me Hungarinë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Hungarisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimi, 0:0.

Shqipëria pati disa raste të mira shënimi, por mungoi konkretizimi.

Krejt në fund, Myrto Uzuni pati një mundësi ballë për ballë me portierin dhe nuk arriti të shënojë, megjithatë paraprakisht kishte qenë pozicion jashtë loje.

Ndeshja po zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit, ndërsa Hungaria është e dënuar të luajë pa praninë e tifozëve.

Shqipëria duhet me çdo kusht të shënojë fitore për të vazhduar ëndrrën e Botërorit.

(Kosova Sot Online)