Kane e do Tottenhamin

  • A.P /
  • 11 October 2021 - 17:36
Kane e do Tottenhamin

Drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se sulmuesi anglez nuk do të largohet nga Londra

Drejtuesit e Tottenhamit janë të bindur që Harry Kane nuk do të largohet nga Tottenhami.

Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici thotë se sulmuesi anglez do t’i prijë këtij ekipi edhe në të ardhmen.

“Harry Kane e do Tottenhamin. Ne kemi vendosur ta mbanim Harryn verën që shkoi në tentim për ta rindërtuar ekipin. Jemi të lumtur me zgjedhjen tonë. Nuk ka nevojë për bisedime të reja me Harryn. Ai e di se si ta shfaq dashurinë dhe lidhjen që e ka me Spurs”, deklaroi Paratici.

(Kosova Sot Online)