Bartomeu: Lirimi i Messit ishte vendim i keq

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 18:12
Bartomeu: Lirimi i Messit ishte vendim i keq

Koha e Josep Maria Bartomeu si president i Barcelonës përfundoi në mënyrë të keqe, por kjo nuk e ka ndaluar atë të dalë për të kritikuar kohën e Joan Laportas në klub deri më tani.

Pas largimit të Lionel Messit gjatë verës, Bartomeu nuk është aspak i impresionur me punën e Laporta.

Ai tha se largimi i Messit ishte një vendim i keq.

“Ata e lanë Messin të largohet dhe kjo më duket si një vendim i keq” , tha Bartomeu, duke folur për Sport.

“Të luash pa Messin tregon se shumë gjëra duhet të ndryshojnë. Si president, nuk doja që Messi të largohej dhe bëra gjithçka që munda për të parandaluar që kjo të ndodhë”, tha Bartomeu.

(Kosova Sot Online)